Sot u zhvillua një takim i rëndësishëm me Z. Ardian Gola, Kryetar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe tutorët e qendrave mësimore nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Me këtë rast u zhvillua diskutim i hapur dhe mjaft interaktiv që kishte për qëllim:
Identifikimin e sfidave me të cilat përballen qendrat mësimore;
Propozimin e mbështetjes institucionale, si dhe;
Garantimin e edukimit cilësor për fëmijët nga komunitetet rom, ashkali, egjiptian.
Z. Gola dëgjoi me vëmendje kërkesat e tutorëve, sfidat e tyre dhe përkushtimin për të vazhduar punën pavarësisht vështirësive, si: mungesa e financimit të qendrave mësimore, kërkesa për kushte më të mira pune, si dhe përpjekjet për të mos lënë fëmijët prapa në procesin mësimor.
Me këtë rast si u zotua të jetë një zë i fuqishëm në institucionet e Kosovës për të mbështetur këto qendra dhe tutorët që kontribuojnë në edukimin e brezit të ardhshëm.