Vizitë zyrtare në KRAH nga e ngarkuara me Punë e e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.
VoRAE pat nderin të mirëpres në Qendrën Multikulturore KRAH znj. Anu Prattipati, e ngarkuara me Punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.
Së bashku me të ishte edhe znj. Brooke Young, zyrtare për të Drejtat e Njeriut pranë misionit të SHBA-së në Kosovë.
Vizita e tyre në KRAH përfaqëson një moment të rëndësishëm për ne dhe për misionin që mbartim çdo ditë. KRAH prezanton historinë, vlerat, kulturën dhe kontributin e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.
Gjatë vizitës u prezantua ekspozita, koncepti kuratorial dhe roli edukativ i Qendrës në ngritjen e vetëdijes publike, veçanërisht tek gjeneratat e reja, si dhe në promovimin e mirëkuptimit, dialogut dhe respektit ndërmjet komuniteteve.
VoRAE shpreh mirënjohje të thellë për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, dhe pret me kënaqësi të thellojë bashkëpunimin në avancimin e barazisë, përfshirjes dhe dialogut ndërkulturor në Kosovë.