Me datë 22.07.2020 nga ora 12:00 deri në ora 13:00 do të mbahet një takim online përmes patformees “zoom” për të diskutuar rreth temës së “Punësimit”. I ftuar do të jetë z. Fadil Osmani –udhëheqës i divizionit për shërbime të punësimit, departamenti i tregut të punës. Në këtë debat do të përfshihen edhe aktivist të komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian por edhe pjesëmarrës të tjerë pasi debati do të jetë i hapur. Të githë ju që dëshironi të jeni pjesë e debatit do të keni mundësinë të parashtroni pyetje direkte rreth programeve të punësimit, Agjensionit të punësimit, si dhe informimin në ofrimim e shërbimeve nga departamenti tregut të punës.