Fuqia e pjesëmarrjës së grave në jetën politike historikisht vazhdon të ndikohet nga shumë faktor të cilët janë përmendur edhe gjatë takimeve me partitë politike të cilat po përfaqësojnë zërin e komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian në insitutcionet publike. Diskriminimi, konteksti kulturor, mungesa e kapaciteteve të anëtarëve brenda partive politike dhe stabiliteti i brishtë politik mbesin sfidat e vazhdueshme që e bëjnë të zbehtë fuqinë politike të grave brenda partisë, dhe jetës publike. OJQ ‘VoRAE” synon që përmes debatit të hapur të kontribuoj për një shoqëri të vërtetë multietnike dhe multi-kulturore në Kosovë. Ku komuniteti rom, ashkalinj dhe egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria e gjerë. Të dalurat dhe rekomandimet nga ky diskutim do t`i adresojmë tek partitë politike dhe organizatat e shoqërisë civile, duke synuar që të trajtohen seriozisht dhe së bashku të ndikojmë në fuqizim politik të pjesëmarjes së grave nga komuniteti rom,ashkalinj dhe egjiptian në jetën publike.