Për herë të parë Ojq “VoRAE” po organizon Roma Samit me qëllim të ngritjës së nivelit të përgjegjësisë institucionale karshi antigjipsizmit dhe njëkohësisht trajtimit më me seriozitet të kësaj cështje. Me këtë qëllim, në këtë event do të ketë figura me ndikim nga komunitetet rom, nga vendet e BE-së, politikëbërës kryesorë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut për të diskutuar rreth antigipsismimit dhe rëndësinë e saj në lidhje me Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët. Ngjarja do të zhvillohet në 29 dhe 30 Shtator.