Festivali Multikulturor është një ngjarje që promovon identitetin dhe kulturën e komuniteteve ashkali, egjiptian dhe rom, promovon rolin e grave në shoqëri dhe ofrimin e mundësive të barabarta. Përmes këtij festivali, i cili tani më është bërë tradicional, ne dëshirojmë të luftojmë paragjykimet dhe stereotipet që ekzistojnë ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian duke promovuar nëpërmjet kulturës, muzikës, artit, dhe mbi te gjitha duke diskutuar me panelistë të ndryshëm nga vendi dhe rajoni mbi çështjet që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shoqëri.